Të fundit

Po ndodh ndeshja e shumëpritur, Ronaldo e Messi do të përballen përsëri me njëri-tjetrin

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të luajnë kundër njëri-tjetrit së paku edhe një herë. Kjo pasi të martën u konfirmua se Al-Nassr dhe Inter Miami do të marrin pjesë në Kupën e Riadit, që organizohet si turne miqësor në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Përveç ekipeve të Ronaldos dhe Messit, pjesë e turneut do të jetë edhe skuadra tjetër arabe Al-Hilal.

Skuadra e cila do të ketë më shumë pikë do të fitojë turneun.

Turneu pritet të mbahet gjatë muajit shkurt të vitit 2024.

Ronaldo dhe Messi konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit dhe rivaliteti mes tyre, veçanërisht sa ishin pjesë e Real Madridit përkatësisht Barcelonës, ishte kulmi i suksesit të tyre.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci