Të fundit

Kërkesa e Francës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Franca ka kërkuar përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të rënë dakord në Ohër.

Franca kërkon që të ndërmerren hapa konkretë para takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Rene Troccaz është emëruar emisar i Francës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa të hënën ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ndër të tjera ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës për zgjerimin e BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE. Franca dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë. në Bruksel”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Francës në Kosovë.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci