Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka motivuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës përmes një shkrimi në “Facebook”, para ndeshjes së sotme kundër Bjellorusisë.
Kombëtarja e Kosovës është eliminuar nga Kampionati Evropian Euro 2024, ndërsa sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të këtij Evropiani kundër Bjellorusisë.
Para ndeshjes, trajneri Batatina ka shkuar në “Facebook” duke motivuar lojtarët, ndërsa ndër të tjera tha “me ty së shpejti në Botëror”.
“Forca Kosova. Sot, nesër dhe përgjithmonë me ty. Për ty luftuam, për ty dham gjak, djersë, mund dhe sakrificë që sot të jemi afër teje. Me ty së shpejti në Botëror. Forca luana, s’ka dorëzim”, shkroi Batatina.