Njëri nga organizimet më atraktive të kryeqytetit do të hapet së shpejti.
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se “Verë n’dimër” do të hapet më 28 nëntor, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
“A jeni gati për një super atmosferë me muzikë, vallëzim, pije e ushqim? “, shkruan në njoftimin e komunës.
Pushteti lokal në Prishtinës thekson se ky organizim është dashur të shtyhet për shkak të dekorimeve për festat e fundvitit.
“Verë n’dimër”, do të zgjasë deri më 10 janar 2024.