Artistja me famë botërore, Taylor Swift ka arritur të fitojë 10 çmime gjatë garës së saj në Billboard Music Awards 2023.
Gjatë ceremonisë që u mbajt më 19 nëntor, Swift u dekorua me këto çmime si “Artistja më e mirë”, “Artistja më e mirë ‘country’, “Kompozitorja më e mirë Hot 100”, “Artistja më e mirë në shitje të këngëve”, dhe jo vetëm.
“Asgjë nga këto nuk ndodh pa ju”, u tha Swift fansave.
Ndërsa ajo u shpreh se është shumë e nderuar për çmimet që fitoi këtë vit dhe se ndihet personi më me fat në botë momentalisht.
Ndërkaq vlenë të theksohet se fituesit e BBMA përcaktohen nga matjet e performancës së grafikëve të Billboard-it në fund të çdo viti.
View this post on Instagram