Të fundit

Suedia me skemë të re: Emigrantët që janë rrezik për demokracinë do të depërtohen

Qeveria suedeze ka paralajmëruar kthimin e emigrantëve që janë të përfshirë në organizata kriminale, apo që cënojnë vlerat demokratike suedeze.

Autoritetet njoftojnë se njerëzit që duan të jetojnë në Suedi duhet t’u përmbahen rregullave bazë dhe të jetojnë me ndershmëri.

Qeveria do të shqyrtojë në këtë mënyrë ligjin suedez për të parë nëse është e mundur që të kërkohen arsye specifike për revokimin e lejeve të qëndrimit.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë Gunnar Strömer njoftoi se kishte kërkuar një raport për heqjen e shtetësisë, veçanërisht në rastet e krimeve të rënda, terrorizmit ose nëse aplikanti kishte gënjyer kur aplikonte për shtetësi./abcnews.al/

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci