Të fundit

Abdixhiku: Asociacioni duhet të bëhet, është obligim i Kosovës

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në “Debat Plus” ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet, pasi është obligim i Kosovës.

Ndërsa, për draft-statutin e Asociacionit, draft ky i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, kryetari i LDK-së ka theksuar se është një autonomi e zgjeruar për Kosovën.

“E vërteta e parë që duhet të pajtohemi të gjithë është se bëhet fjalë për një autonomi të zgjeruar për komunitetin serb. Dhe bëhet fjalë për një trup prej leximit tonë të parë, prej asaj që kemi asaj në publik ene jo zyrtare, ende por presim dhe kur ta kemi do të kemi edh qëndrim zyrtar i cili do të pozicion politike i LDK-së, në çfarëdo pozicioni që është. Bëhet një nisa e një rrugëtimi të mundimshëm pr Kosovën, për një trup që më pas shndërrohet edhe më autonome. Më autonome deri në përmasa një lloj relacioni federativ. Kjo mbetet për t’u caktuar, gjatë periudhës së ardhme.

… Jemi parti që kemi insistuar që Asociacioni duhet të behët dhe është obligim i Kosovës, së këndejmi duhej të vinte nga institcuionet e Kosovës. Në përpjekje më të madhe që shoqëria e populli i Kosovës e ka pasur për të gjetur një vend brenda Kushtetues së Kosës se edhe kjo është një sfidë e veçantë”, ka thënë Abdixhiku.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci