Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunoj dhe se sipas tij, nuk po e kupton një pjesë të procesit të dialogut.
“Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunoj, as nuk është i interesuar të marrë mendime, kam kuptuar që as nuk po kupton një pjesë të madhe të procesit të dialogut dhe punëve që po futet andej”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa për draft-statutin e Asociacionit, Abdixhiku ka thënë se i frikèsohet për periudhën e ardhshme të evoluimi të këtij “trupi”.
“Unë po frikësohem për periudhën e ardhshme të evoluimi të këtij trupi, sidomos duke marrë parasysh dy elemente. E para që Marrëve e Ohrit nuk është përfundimtare, është bazike dhe parasheh vazhdimin e dialogut. Dhe elementi i dyhtë në këtë dokument jo zyrtar që na ngjan bukur shumë me atë qӕ ne jemi në dijeni, është fakti që aty parashihet një periudhë e mbikqyrjes së implementimit dhe funksionimit të Asociacionit”, ka thënë kreu i LDK-së.
Sipas tij, nuk do të habiteshim që pas periudhës 2-5 vjeçare të parè të mbikqyrjes, të kemi një kërkesë nga Bashkimi Evropian.
“Nuk do të habiteshim që pas periudhës 2-5 vjeçare të pare të mbikqyrjes, të kemi një kërkesë nga Bashkimi Evropian që ky trup nuk mund të funksionoj jashtë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës do të përfundojmë nӕ ato fjali që i kemi në darkat me ndërkombtarët se Kushtetuta juaj nuk është as Bibël e as Kuran”, ka shtuar ai.