Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’, Gani Gërmia dhe këngëtarja Linda Halimi kanë zhvilluar një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin.
Gajtë debatit, Linda ka hedhur akuza të rënda ndaj Ganisë duke thënë se e ka ngacmuar seksualisht.
“Më ka ngacmu seksualisht”, ka thënë këngëtarja duke bërtitur, teksa në afërsi ishin edhe disa banorë të tjerë.
“Edhe njëqind herë e kam thënë me mikrofon: ‘Vëllai i madh’, të lutem ma hiq”, ka shtuar ajo, duke iu referuar thirrjeve të saj të përsëritura drejt produksionit që të ndërhyjë në situatën.