Të fundit

Abdixhiku: Më nuk po flasim për Asociacion, por autonomi

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më nuk flitet për Asociacion, por për autonomi.

Sipas Abdixhikut, debati rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe ka përfunduar dhe temë diskutimi është “një autonomi me potencial të rrezikshëm pr 10 vitet e ardhshme”.

E pas problemit të autonomisë, problem tjetër Abdixhiku ka theksuar se është edhe çështja e Kishës Ortodokse serbe.

“Autonomie me potencial të rrezikshëm për 10 vitet e ardhshme që të na shndërrohet si ai draft statuti i ekipit menaxhues… Edhe problemi tjetër që nuk e kemi zgjedhur dhe do të na zgjidhet gjatë 10 viteve të ardhshme, është çështja e kishës. Pra ajo na ishte një temë në agjendë, por tani këtu statusi i Kishës brenda marrëveshjes së Ohrit. Në seancën e fundit të Kuvendit kur e kuptuam që s’ka ide, tha sipas Kushtetueses, sipas Kushtetutës ligji nuk duhet. Pra ai nuk e ka idenë për çfarë kapitulli ka hapë. Pra veç lë ta kemi të qartë, po flasim për autonomi pa e përfshirë çështjen e Kishës që na vjen në tavolinë. Dhe në kthim kemi marrë asgjë, në kthim na jepet njohja defacto”, ka thënë Abdixhiku.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci