Të fundit

Gliha reagon pas humbjes nga Bjellorusia, flet për të ardhmen e tij

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha është shprehur krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë përballje.

Kosova e mbylli me humbje ciklin kualifikues, por për Glihën duket se nuk është problem.

“Jam shumë krenar për lojtarët sepse luajtën shumë mirë sonte, kishim mundësi dhe ambicie. Duhej të kishim penallti dhe nuk e di pse arbitri nuk shkoi ta rishikonte në VAR. luajmë pa sulmues, kishim mundësi drejt portës por ata nuk janë sulmues natyral dhe kishim telashe para portës. Nëse nuk është pozita jote është e vështirë. Ju duhet ta dini se ne kemi luajtur dy herë me Zvicrën dhe kemi barazuar, kemi mposhtur Izraelin dhe Andorrën”, theksoi ai.

Gliha foli edhe për të ardhmen e tij duke e lënë të hapur mundësinë për të vazhduar me Kosovën.

“Njerëzit janë shumë të mirë me mua do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen, unë jam i lumtur”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci