Kapiteni i Kosovës, Fidan Aliti është shprehur i dëshpëruar pas përfundimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kosova e mbylli me humbje kampanjën kualifikuese, duke u mposhtur nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit.
Pas ndeshjes, Aliti ka thënë se ky është realiteti, por që duhet të bëjnë përmirësime në të ardhmen.
“Kualifikimi ka mbaruar, tabela është realiteti nuk mund të gënjejmë. Nuk kam çfarë të them, kemi dhënë gjithçka në fushë por nuk patëm fat. Ata shënuan në rastin e vetëm. Duhet të shohim se çfarë të ndryshojmë në të ardhmen”, ka thënë Aliti.