Të fundit

Totaj voton në Prizren: Jemi të civiziluar, dimë të organizojmë zgjedhje dhe të jemi model

Kandidati për kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar në zgjedhjet lokalet që mbahen sot në Kosovë.

Pas votimit, Totaj ka folur edhe para mediave rreth procesit zgjedhor.

“Jemi qytet dhe shtet i civilizuar që dimë të organizojmë zgjedhje, të cilat duhet të jenë shembull model për të gjithë të tjerët. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme të transmetohet ky mesazh pozitiv, të shfrytëzojmë kohën e mirë e cila sot po na dominon në qytetin tonë të Prizrenit dhe qytetit tonë të bukur t’ia japim ni proces demokratik dhe transparent, t’ia japim një bukuri të veqantë që do të jetë rruga ka do të lëvizim katër vitet e ardhshme”, ka thënë Totaj.

Totaj ka ftuar prizrenasit të shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe të dalin sa më shumë në zgjedhje.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci