Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Llapit dhe Malishevës, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Superligës së Kosovës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Malisheva e ka mposhtur Llapin 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Agon Xhaka, i cili vulosi fitoren e Malishevës në minutën e 6’.
Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 23 pikëve, krahas Llapit që zë vendin e dytë në tabelë me 28 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Malishevës.