Ambasada britanike ka njoftuar se emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar ushtarët britanikë në kampin Bondsteel.
Në njoftim thuhet se me këtë rast, ai ka falëndëruar ata për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it
“Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari britanik Lord Peach bëri një vizitë te ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel. Lordi Peach i lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt gjatë vendosjes së tyre këtu”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.