Kombëtarja e Shqipërisë mësoi sot kundërshtarët për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja shqiptare përfundoi në “Grupin e Vdekjes” ku përball do të ketë Spanjën, Kroacinë e Italinë.
Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ndeshja e parë e kuqezinjve/ 15 Qershor: Itali-Shqipëri (Signal Iduna Park), Dortmund.
Ndeshja e dytë e kuqezinjve/ 19 Qershor: Kroaci-Shqipëri (Volksparkstadion), Hamburg.
Ndeshja e tretë e kuqezinjve/ 23 qershor: Shqipëri-Spanjë (Merku Spiel-Arena) Dusseldorf.