Të fundit

Pacolli shpjegon njohjen me Naim Murselin dhe familjen e tij: Drejtësia duhet t’i tregojë secilit vendin e merituar

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka reaguar përsëri lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, për të cilën tashmë si i dyshuar është arrestuar burri i saj dhe njëkohësisht ish-këshilltari i Pacollit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka treguar se si është njoftuar herën e parë me Naim Murselin dhe se cila ishte lidhja mes tyre.

Ai ka treguar se Murselin e ka njoftuar kur ky i fundit ishte adoleshent dhe kishte përjetuar një sëmundje.

“Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli.

Tutje, ai është shprehur se gjatë mandatit si ministër i Punëve të Jashtme, ka pritur shumë figura politike, ku Naim Murseli ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre.

“Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka shtuar Pacolli.

Poashtu, ish-presidenti ka treguar se ka pasur lidhje me familjen Murseli dhe se bashkë me gruan e tij kanë qenë kumbarë të djalit të Naimit dhe Liridonës.

“Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”, ka shkruar ai.

Në fund, Pacolli është sprehur se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci