Të fundit

Vëllai i Liridonës: Naimi nuk donte me e pa trupin e saj, në IML na thanë se gjërat me vlerë të saj janë këtu

Ditën e sotme, vëllau i Liridona Murselit e cila u vra të mërkurën, në një intervistë ka treguar të gjitha detajet që e kanë shtyrë të dyshojnë tek burri i saj, Naimi, i cili tashmë është arrestuar.

Leonardi, vëllai i saj, ka rrëfyer momentin kur kanë shkuar bashkë me Naimin, në Mjekësinë Ligjore për të parë trupin e pajetë të Liridonës.

Ai është shprehut se atë ditë, Naimi nuk donte të shihte trupin e saj.

“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha mundësinë me pa Liridonën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të”, theksoi ai.

Tutje, Leonardi thotë se në ditën e varrimit, e kishte thirrur Naimin në të njëjtin numër, që një ditë më parë ky i fundit ishte shprehur se ia kanë vjedhur grabitësit.

Poashtu, ai është shprehur se Naimi kishte thënë se iu janë vjedhur të gjitha gjërat me vlerë, mirëpo kur kanë shkuar në Mjekësinë Ligjore, i kanë thënë Naimit arin e keni këtu.

“Kur shkova në Mjekësinë Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin për RTK-në, Leondardi.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci