Të fundit

Reagon sërish vëllai i Liridonës, kërkon nga institucionet që t’u lejohet zhvarrosja e saj

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka reaguar sërish për vrasjen e saj që ndodhi të mërkurën në mbrëmjë, për të cilën është arrestuar burri i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Ademaj ka falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe për reagimet publike.

“Unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.
Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë”, ka shkruar ai.

Tutje, Leonardi ka kërkuar që kriminelët e vranë Liridonën, dhe për këtë kërkojnë drejtësi.

Poashtu, ai ka shtuar se kërkojnë nga institucionet që t’ua mundësojnë që Liridonën ta zhvarrosin dhe ta kthejnë, siç thotë ai, në shtëpinë e saj, në varrezat e fshatit prej nga vjen ajo.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci