Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi tha në Frontal në T7 se injorimi i Policisë së Kosovës nga UNMIK-u e kishte rritur numrin e vrasjeve me pagesë në Kosovë.
Ibishi theksoi rëndësinë e kamerave të sigurisë në zbulimin e rrethanave në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt javën e kaluar në Bërnicë të Prishtinës.
Ndërsa për motivet që e çuan Naim Murselin që ta porosis vrasjen e bashkëshortes së tij, Ibishi tha se “do të ketë ende punë hetuesia”.
Por tha se “ka prova të bollshme që do të flasin”.