Të fundit

Kurti takoi ish-drejtorin e USAID-it, flasin për cilësinë e arsimit

Kryeministri Albin Kurti pritini në takim ish-drejtorin e USAID-it në Kosovë dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF – Kosovo American Education Fund), Dale Pfeiffer, me të cilin diskutuan rreth arsimit në Kosovë, përfshirë sfidat si dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar cilësinë në të gjitha nivelet.

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në arsim si një prioritet i qeverisë, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm për arsimin, dhe shtimin e bursave për studentë, veçanërisht për studente vajza dhe gra në fushat STEM.

“Javën e kaluar u ndanë 1882 bursa për studente në fushat STEM, duke e ngritur numrin në gjithsej 4630 bursa për gra dhe vajza në këto fusha për tri vite akademike radhazi. Me rritjen e numrit të studenteve në këto drejtime zvogëlojmë pabarazitë sociale dhe mbështesim pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave”, ka deklaruar Kurti.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci