Të fundit

Krimet ekonomike aksion në Prishtinë, sekuestrohet mall pa origjinë të prejardhjes

Policia e Kosovës ka pranuar informata që një biznes në Prishtinë bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë, të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.

Përmes këtij operacioni është kryer kontroll në biznesin e dyshuar në tri lokacione në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit të subjektit biznesor është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantoj dokumentet e origjinës së këtij malli. Lidhur me këtë është njoftuar Dogana e Kosovës – Njësia e Antikontrabandës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u bashkuar në operacion me hetuesit e PK-së dhe Inspektoratin e MINT.

“Në këtë rast Dogana e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave, të dyshuara si të kontrabanduara, ndërsa Inspektorati i tregut ka bërë bllombimin e depos deri në përfundim të rastit nga Dogana e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari me iniciale (G.T.) është sjell për intervistim, si person i dyshuar lidhur me dyshimet për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kompetent nga PTH-Prishtinë dhe me rekomandimin e tij në këtë faze personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci