Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë shumë qytetarë dhe aktivistë nga shoqëria civile.
Protestuesit kanë shkuar edhe në afërsi të objektit të qeverisë, aty ku policia për të ofruar siguri kanë krijuar një kordon.
Protestuesit kanë kërkuar nga zyrtarët policorë të lejojnë kalimin e këtij kordoni.