Të fundit

Paralajmëron BE: Sulmet terroriste gjatë Krishtlindjeve mbeten një rrezik i madh

Frika e përhapjes së sulmeve terroriste në Europë mbetet e lartë. Zyrtarja e BE-së Ylva Jahonsson ka theksuar se situata është shqetësuese pasi edhe lufta Izrael-Hamas po nxit rrezikun e dhunës.

Disa ditë më parë një turist u godit për vdekje në Paris, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik. Johansson theksoi se Bashkimi Europian do të vendosë në dispozicion rreth 30 milionë euro shtesë për sigurinë.

“Ne kemi parë ngjarje të ndryshme kohët e fundit. Me e reja ishte në Paris ku patëm një viktimë”, deklaroi ajo gjatë një takimi të zhvilluar me ministrat e brendshëm të BE-së.

Ka qenë edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser që ka bërë një paralajmërim të tillë dhe thirrje për kujdes të shutar, pasi kërcënimet po kthehen në një rrezik të lartë për sigurinë.

Shumë vende evropiane kanë parë një rritje të krimeve të urrejtjes që kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan komunitetet izraelite, duke lënë rreth 1200 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të mbajtur peng në Gaza.

Pushtimi izraelit i Gazës që atëherë ka lënë më shumë se 15,000 njerëz të vdekur, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ndërsa javën e kaluar dy djem u arrestuan në pjesë të ndryshme në Gjermani me dyshimin se po planifikonin një sulm në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Leverkusen.

Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane në shtetin lindor të Turingisë, Stephan Kramer, ka paralajmëruar për “potencialin e konsiderueshëm për rrezik” të paraqitur nga simpatizantët e Hamasit, jo vetëm për tregjet e Krishtlindjeve, por për ngjarjet kryesore sportive si Olimpiada e Parisit dhe Euro, Kampionatet e futbollit 2024 vitin e ardhshëm./abcnews.al/

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci