Të fundit

​Kurti ngushëllon familjen Kabashi për ndarjen nga jeta të artistit Mirush Kabashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Kabashi pas ndarjes nga jeta të artistit të kombit, Mirush Kabashi.

Në letrën e tij, kryeministri Kurti shkroi se Mirush Kabashin do ta kujtojë gjithmonë për interpretimet e tij të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe në skenë, plot pasion e përkushtim.

Ai shtoi se aktori i mbi 100 roleve në teatër dhe filma, me punën dhe veprat e tij, do mbetet përjetësisht një thesar në kulturën e kombit shqiptar.

“Përveç artistit, ato janë gjurmët e një aktivisti të shumë kauzave sociale e një zëri të fortë të çështjes kombëtare”, ka thënë Kurti.

Përmes këtij telegram ngushëllimi, kryeministri i ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta, të Qeverisë dhe mbarë popullit të Kosovës.

Ndryshe, Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta sot në moshën 75-vjeçare, pas një beteje trivjeçare me një sëmundje të rëndë. Mbi një gjysmë shekulli në teatër e kinematografi, artisti i merituar kishte luajtur 100 role në teatër dhe 20 në kinematografi.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci