Të fundit

Deklaratat e pabesueshme të ish-selektorit për kohën e tij në kombëtare, reagon FBK-ja

Federata e Basketbollit të Kosovës është “dridhur” pas akuzave për ngjarje pothuajse të pabesueshme, të cilat i ka drejtuar ish-selektori i kombëtares, Christos Marmarinos.

FBK-ja ka mohuar akuzat dhe është shprehur e tronditur nga deklaratat e Marmarinos në një intervistë të fundit në një medium në Greqi.

“Është e pabesueshme. Ai na ka krahasuar me organizatat më të mira ku ka punuar. Dihet që ka punuar për klube të NBA-së dhe për Olympiacosin. Me këta na ka krahasuar sa i takon profesionalizmit. Dhe kur e kam lexuar se çka ka deklaruar, nuk kam mundur ta besoj. Si FBK jemi angazhuar vazhdimisht që përfaqësueset të kenë kushtet më të mira, të vendosen në hotelet më të mira. Në kohën e Marmarinos kam qenë shumë afër përfaqësueses, pikërisht për të qenë sa më profesionalë. Dhe kjo që po thotë Marmarinos është e pabesueshme. Ne jemi të shokuar”, ka thënë sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në një deklaratë për Kohën.

Ajo thotë se lëvdatat më të mëdha nga të gjithë trajnerët i kanë pasur prej Marmarinosit.

“Sa i takon djalit shtatlartë, ne i kemi treguar se si kemi afruar atë për shkak të gjatësisë që kishte. Kështu veprohet në të gjithë botën. Marmarinos nuk ishte fare pjesë e atij zhvillimi dhe ka devijuar plotësisht të vërtetën. Ne vërtet jemi të shokuar me atë që ka thënë dhe nuk mund të besojmë që ato fjalë po fliten prej trajnerit që kishte vetëm lavde sa ishte te Kosova”, ka shtuar Dushku.

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos ka lëshuar deklarata tronditëse për kohën e tij në Kosovë. Ka rrëfyer telashet e shumta me të cilat ishte ballafaquar. Tekniku grek ka treguar për ‘blerjen’ e një basketbollisti në Rahovec nga babai i tij. Ai mbillte patate në fermën e familjes. FBK-ja e kishte paguar 100 euro në muaj babanë e ‘talentit’ që s’kishte prekur kurrë top të basketbollit më parë.

Christos Marmarinos, i ka thënë të gjitha për gjendjen e mjerueshme të kombëtares kosovare të basketbollit. Nga niveli i profesionalizmit, te niveli i trajnimit deri te ndodhitë qesharake.

Për teknikun grek udhëtimi në Kosovë ishte si udhëtim me një makinë kohe që të kthen prapa në vitet e 70-të.

“Kushtet ishin… vend i botës së tretë, kishte vrima në palestra. Ishin dy palestra bashkë, ku njëra ishte djegur tërësisht, ishte “kufomë” dhe ishte bërë parking dhe aty pranë ishte arena ku luanim. Ishte tepër ftohtë, brenda palestrës ishte shumë e vështirë, u përpoqën të sillnin disa ngrohës për ta ngrohur, por pa rezultat. Lojtarët nuk i dinin as bazat e stërvitjes, trajnerët vinin një herë dhe iknin pjesën tjetër të kohës, asistentët nuk dinin të bënin video, as analizë statistikore, madje as elementet bazë”, rrëfen Marmarinos.

Marmarinos ka drejtuar Kosovën prej vitit 2020 e deri në këtë vit. Kosova nën drejtimin e tij ka pasur tri fitore e shtatë humbje.

LEXO EDHE:

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci