Të fundit

Avokati Berisha: Vrasja e Liridonës u planifikua me muaj

Avokati Besnik Berisha thotë se vrasja e Liridona Ademajt ka qenë e planifikuar për disa muaj.

Në emisionin “Rubikon” ai pohon se fillimisht plani ka qenë për inskenimin e një aksidenti, e jo ekzekutimi me revole.

“Vrasja është planifikuar me muaj, nuk e ka pasur për pikënisje të parë ekzekutimin me revole por plan i parë ka qenë një aksdient siç ndodh me filma. Dyshohet dhe ka rrëfime nga personat që kanë pranu ekzekutimin e zonjës Ademaj, se plani paraprak ka qenë të mos ekzekutohet me plumb por duke inskenuar aksident trafiku”.

“Pas një darkë familjare, siç e din shumica duket se në pjesën e gostisë ka qenë edhe vrasësi i saj. Kjo është tradhëtia që i ka bërë skenari i filmit. Këta kanë harru që dikush ka me ardhë dhe kanë me i gjurmu ka kanë ardhë. Hetuesit e kanë marrë nga atje, atje e kanë pa që ka një person të afërt më familjen, dhe ka një person që në bazë të hartografisë ka mbajt kontakte para krimit dhe pas krimit me tani të dyshuarin, Naim Murseli, i cili më vonë ekzekuton krimin dhe sërish bëjnë gabimin tjetër dhe diskutojnë sepse krimineli thuhet se kthehet në vendin e krimit për tu siguruar që ka gabu ose nuk ka gabu”.

“Arma e krimit përfundon në fshatin e të dyshuarit për ekzekutim. Fshihet në sanë, ushqim të kafshëve. Rezulton që vrasësi e ka pranu krimin, e ka pranu që është vënë në kontakt falë Kushtrimit i cili është nip e dajë me Murselin dhe e kanë pranu që të tre, përfshirë Naim Murselin që janë pjesë e një komploti paraprak që të planifikohej të ekzekutohej me aksident dhe të pëson siç ka pësu”, tha Berisha./Paparaci

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci