Të fundit

​Gërvalla: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, priti sot në takim një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili po qëndron në një vizitë fakt-mbledhëse, në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo me këtë rast njoftoi delegacionin nga AP e Këshillit të Evropës për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin e shënuar në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve pakicë, progres ky i vlerësuar lart edhe nga organizatat e pavarura ndërkombëtare.

Gërvalla theksoi nevojën e anëtarësimit të plotë dhe të shpejtë të Kosovës në organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, me të cilën ndan vlera të përbashkëta.

Duke shprehur vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të vazhduar në fazat vijuese të anëtarësimit, Gërvalla nënvizoi edhe përfitimin e drejtpërdrejtë që qytetarët e Kosovës do të gëzonin nga mekanizmat mbrojtës të kësaj organizate, me theks të veçantë qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Takimi i ministres Gërvalla me delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është njëri nga takimet e shumta që ajo ka zhvilluar si përpjekje për të rritur përkrahjen e plotë dhe të palëkundur deri tek anëtarësimi përfundimtar në këtë organizatë.

Vizita fakt-mbledhëse e raportueseve nga dy komitetet përkatëse të AP të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan dhe Béatrice Fresko-Rolfo, pason atë të Dora Bakoyannis në fillim të nëntorit, si raportuese kryesore për përgatitjen e opinionit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pas votimit të opinionit të Bakoyannis në njërën nga sesionet plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Komiteti i Ministrave vendos se kur të ftojë Kosovën si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci