Të fundit

Komandanti i KFOR-it: Në rast përshkallëzimi jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka njoftuar se KFOR-i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur ndaj çdolloj dhune të mundshme në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, ndër të tjera, ka potencuar se NATO-ja ka forcuar prezencën e saj në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Mandati i KFOR-it është i qartë, të mbajë mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë, për të gjithë njerëzit e saj. Pa marrë parasysh se nga vjen kërcënimi. Më lejoni t’u sigurojë se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, ka deklaruar ai në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, RTK, kur u pyet se si do të përgjigjet KFOR-i në rast se Serbia ndërmerr veprime agresive kundër Kosovës.

“Si pasojë, NATO-ja ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese. Tani po mbajmë më shumë aktivitete. Kemi katërfishuar praninë tonë në Veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare. Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë”, ka pohuar ai.

Ulutas, ka kërkuar gjithashtu si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që t’i zgjidhin problemet me diplomaci duke i dhënë përparësi dialogut.

“Siç tha Stoltenberg, stabiliteti varet nga të gjitha palët që të zgjedhin diplomacinë në vend të konfliktit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun duke ofruar kornizën e sigurisë të nevojshme që diplomacia të ecë përpara. Kjo është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetin të qëndrueshëm, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci