Të fundit

Osmani në Dubai, prezantoi vizionin e Kosovës për tejkalimin me sukses të sfidave klimatike

Me ftesë të presidentit të Emirateve, Kosova, për herë të parë në historinë e saj, mori pjesë në nivel të kreut të shtetit në konferencën globale për ndryshime klimatike, COP28.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar për mikpritjen dhe takimet me liderë nga mbarë bota e thellim të bashkëpunimit.

“Përveç takimit me Lartmadhërinë e Tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, kisha mundësinë të takoj e të bashkëbisedoj edhe me të deleguarin e Presidentit Biden, ish-Sekretarin Kerry, Presidentin e Indonezisë, Presidentin e Kenias, Presidenten e Komisionit Evropian, Presidentin e Surinamit, Mbretin e Lesotos, Presidenten e Sllovenisë, Presidentin e Bullgarisë, Presidentin e Nigerisë, Kryeministrin e Shqipërisë, Kryeministren e Danimarkës, Kryeministrin e Eswatinit, Kryeministrin e Çekisë, Kryeministrin e Antigua dhe Barbuda, Kryeministrin e Suedisë, Kryeministrin e Sao Tome dhe Principe, Kryeministrin e Libanit, Zv. Presidentin e Gambisë, Drejtoreshën Ekzekutive të MCC-së, Administratorin e UNDP-së dhe liderë të tjerë”, shkroi Osmani.

Krahas takimeve, ajo thotë se prezantoi vizionin e Kosovës përmes projekteve inovative dhe partneriteteve me aleatë ndërkombëtarë për t’i tejkaluar me sukses sfidat klimatike, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për qytetarët.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci