Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli është përballur sërish me probleme kibernetike pasi sërish i kanë mbyllur rrjetin social ‘Instagram’.
Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’ ka denoncuar rastin në sektorin e krimit kibernetik, ku tani e ka rikthyer faqen.
Ai shfaqet në një video duke thënë se personat që e kanë bërë këtë janë identifikuar.
“Personat janë identifikuar, kjo do të jetë herë e fundit që ndodh kjo. Për të gjithë informacionet tjera drejtohuni në Prokurori”, thekson Luizi.