Të fundit

ZPS refuzon të komentojë për bastisjen në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka refuzuar të komentojë rreth operacionit aktual të bastisjes në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka njoftuar se Specialja është duke batisur shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës, Behar Berisha.

Klinaku ka ndarë këtë lajm nëpërmjet një postimi në Facebook, duke shkruajtur “Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha.”

Në lidhje me këtë rast, portali Dukagjini ka dërguar pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, e cila nuk ka pranuar të komentojë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme dhe se për këtë rast nuk ka ndonjë koment shtesë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer operacione të vazhdueshme dhe nuk kemi asnjë koment shtesë”, ka thënë Bennett për Dukagjinin.

Kujtojmë se më 14 shtator pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës kishin bastisur shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berisha.

Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë në Hagë ia ka shqiptuar Mustafës 26 vjet burgim, që e bën këtë dënimin më të lartë për krime lufte të kryera në Kosovë, të shqiptuar qoftë nga gjykata në Kosovë apo edhe nga Tribunali i Hagës.

Mustafa e ka dorëzuar dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Pas ankesës së mbrojtjes së Mustafës, paneli i Gjykatës së Apelit, më 14 dhjetor në ora 9:30, do ta shqiptojë aktgjykimin për këtë rast.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci