Të fundit

Arifi për Kamberin: Është zgjedhur direkt nga Vuçiqi për të qenë deputet

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arif ka reaguar ne lidhje me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin. “Kamberi ka një karrierë politike 30-vjeçare si vasal i Beogradit”, tha Arifi.

Më tej, Arifi, Kamberin e quajti deputet të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

“Pra, Shaip Kamberi është zgjedhur direkt nga Vuçiqi për të qenë deputet, e i njëjti asnjëherë s’ka arritur as edhe një rezultat për shqiptarët e Luginës. AS EDHE NJË! Ka mbaruar koha e deputetit shqiptar që bashkëpunon me Serbinë dhe nuk sjell rezultat për shqiptarët e Luginës”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Tutje, Arifi thotë se Kamberi ka votuar programe të qeverisë së Serbisë të cilat e nuk e konsiderojnë shtetet të pavarur dhe sovran.

“Përveç asaj që partia e tij në vitin 2016 ka votuar programin e Qeverisë Vuçiq, ku Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse të Serbisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare Vuçiqi e Daçiqi, i’a ripërsëritën zgjedhjet 5 herë me radhë, për t’ia falur mandatin, si falënderim për bashkëpunimin shumëvjeçarë!”, ka përfunduar Arifi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci