Të fundit

Agim Ademit nuk i bën përshtypje largimi i Dakut e Mujës: Askënd se ndali me zor

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi duket se nuk ka mbetur shumë i mërzitur me përzgjedhjen e Arbnor Mujës e Mirlind Dakut për ta përfaqësuar Shqipërinë.

I ftuar në Klan Kosova, i pari i FFK-së foli për shumë çështje rreth futbollit në Kosovë, teksa nuk la pa përmendur edhe Dakun e Mujën që u larguan nga Kosova e vazhduan shkëlqimin e tyre me kombëtaren shqiptare.

Ademi ka thënë se nuk mund ta ndalë askënd me zor dhe Kosovën ose e do me zemër ose nuk e do fare.

“Daku dhe Muja kanë qenë të grumbulluar me Kosovën. Bile Muja ka qenë edhe në ndeshjet e para. Daku u grumbullua edhe në kohën e Challandesit. Kosovën ose e do me zemër ose s’e do.

Daku nuk e di pse shkoi. Sigurisht për pjesën e konkurencës u largua. Unë u dëshirova sukses. Nëse do kisha mundësi do t’i ndalja të gjithë, s’e kisha lëshu as Dakun e as Mujën. Por, nuk i ndali me zor”, deklaroi Ademi.

Daku dhe Muja iu bashkuan Shqipërisë muajt e fundit ndërsa arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian 2024, që mbahet në Gjermani.

Lidhur me largimin e tyre ka pasur shumë kritika drejt FFK-së për shkak trajtimit jo të duhur për futbollistët.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci