Të fundit

Dy aksidente brenda një ore në Klinë e Istog, policia jep detaje

Policia është njoftuar sot për dy aksidente. Në Gllarevë të Klinës ka ndodhur vetaksident, me ç’rast një person është lënduar dhe ka pranuar ndihmë mjekësore.

Ndërsa në Dobrushë të Istogut, si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, lëndime trupore kanë marrë katër persona.

Informatat për aksidente i ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 14:28 Policia është njoftuar se në Gllarëve të Klinës ka ndodh një vetaksident, personit të lënduar ju ka dhënë ndihma e parë në emergjencë në Klinë dhe më pas është liruar”, tha Gashi.

Ndërkaq, në Dobrushë të Istogut lëndime trupore kanë marrë katër persona.

“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci