Të fundit

Lulzim Hetemi pro kurse Izmir Zeqiri kundër udhëzimit administrativ për zgjedhje

Kryetarët e komunave në pjesën veriore të Kosovës nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth Udhëzimin Administrativ i cili pritet t’i hapë rrugë zgjedhjeve në veri përmes peticionit.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri nuk është pajtuar me këtë udhëzim duke thënë se mund të ketë shkelje, por njësoj nuk mendon edhe homologu i tij nga Komuna e Leposaviqit, Lulëzim Hetetim.

Hetemi ka thënë se Udhëzimi Administrativ do të jetë në rregull dhe nuk do të përbëjë ndonjë problem.

“Nëse shkojnë sipas procedurave që i ka paraparë qeveria dhe shteti i Kosovës, s’ka asnjë problem. Për mua, më e udhës do të ishte peticioni sesa dorëheqja vullnetare”, ka thënë Hetemi për Klan Kosovën, transmeton Paparaci.

Përndryshe kryetari Zeqiri ka deklaruar se rruga më e mirë do të ishte dorëheqja vullnetare.

“Por, unë sidoqoftë i bindem çdo gjëje që është në interes të shtetit të Kosovës. Unë kam preferuar një marrëveshje politike mes qeverisë dhe partive politike. Rruga më e preferuar për mua ka qenë marrëveshja politike dhe dorëheqjet vullnetare”, deklaroi Zeqiri.

Qytetarët në veri të vendit kanë nisur një peticion për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci