Të fundit

Pogba rrezikon suspendimin nga futbolli për katër vjet, kjo është arsyeja

Pas akuzave për doping Prokuroria Kombëtare Anti-Doping ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për Paul Pogban.

Kështu ka raportuar e përditshmja italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Pogba akuzohet për doping pasi rezultoi pozitiv për testosteronin sintetik në testin e kryer nga laboratori antidoping në Romë pas ndeshjes Udinese-Juventus, të luajtur më 20 gusht.

I pezulluar si masë paraprake më 12 shtator, mesfushori i Juventusit rezultoi pozitiv edhe në kundër-analizën, rezultatet e së cilës u morën më 6 tetor.

Kërkesa katërvjeçare korrespondon me sanksionin e parashikuar për doping nëse nuk ka marrëveshje për pranimin e fajësisë: me sa duket lojtari do të kishte refuzuar atë që do ta mbante larg nga fusha për dy vjet. Pogba më pas do të shkojë në gjyq përpara Gjykatës Kombëtare Anti-Doping.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci