Ard Gashi, këngëtari i cili para pak ditësh është bërë pjesë e banorëve të Big Brother Vip Kosova, ka promovuar këngën e tij të re “Pa ty”.
Sigurisht kjo këngë është incizuar dhe bërë videoklip para se Ardi të hyjë në shtëpinë më të famshme në shqiptari.
Kënga është një baladë ritmike e punuar nga Blerim Haziri i cili po ashtu ka bërë muzikën dhe tekstin bashkë me Ukin dhe vetë Ard Gashin.
Kujtojmë se Ard Gashi hyri në shtëpinë e Big Brother si një banor i vetëm me Mirdon Pacollin, i cili po ashtu merr pjesë në videoklip.