Të fundit

Pasi mposhti Cityn, Unai Emery “kërcënon” Arsenalin

Aston Villa është duke vazhduar formën fantastike në Premier League duke zënë vendin e tretë në tabelë me vetëm katër pikë më pak se lideri, Arsenali.

Trajneri i skuadrës angleze, Unai Emery ka deklaruar se do të qëndrojnë me ‘këmbë në tokë’ pas fitores ndaj Manchester Cityt dhe se fokusi i tyre do të jetë ndeshja me Arsenalin që do të zhvillohet në fundjavë.

Aston Villa ‘e shokoi’ Manchester Cityn, por për teknikun Emery ky nuk është një lajm i madh. Ai është ndarë i kënaqur me këtë fitore, por ka paralajmëruar Arsenalin për ndeshjen e radhës.

“Ishte një fitore vërtet e bukur, tani duhet të besojmë më shumë tek vetja. Jemi për momentin në katër skuadrat më të mira, por nëse krahasohemi me skuadrat e tjera atëherë them se nuk jemi në garë për titullin.

Patjetër që duhet të jemi të lumtur për këtë moment, por duhet të qëndrojmë me “këmbë në tokë”. Të shtunën luajmë ndaj Arsenal dhe vetëm pas asaj ndeshje ndoshta mund të relaksohemi dy ditë dhe të shijojmë momentin. Por, tani në këtë pikë duhet të qëndrojmë të fokusuar”, deklaroi Emery.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci