Të fundit

​Bomberi i Bundesligas te Milani?

Milani thuhet se po planifikon një lëvizje për ta sjellë top golashënuesin e Stuttgartit, Serhou Guirassy në “San Siro” në muajin janar.

Guirassy ka qenë formë fantastike këtë sezon para golit, ku ka shënuar plot 16 gola në vetëm 11 paraqitje në Bundesliga, raporton KosovaPress.

Guirassy po regjistron një mesatare prej 1.83 golash për 90 minuta në Bundesliga, dhe ka dy gola më pak se kandidati për këpucën e artë dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili ka 18 gola në 12 ndeshje me Bayern Munichun.

Guirassy ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij që ka vlerën e 17 milionë eurove, e cila do të bëhet aktive këtë janar.

Pas paraqitjeve tejet të mira në Bundesliga, “Calciomercato.com” sugjeron se Guirassy dëshiron që të qëndrojë me Suttgartin deri në fund të këtij sezoni.

Sidoqoftë, në moshën 27 vjeçare dhe me interesim të madh përgjatë Evropës, muaji janar mund të jetë koha ideale për Guirassyn që të siguroj një transferim te një klub i madh.

Milani sigurisht nuk është skuadra e vetme e interesuar, pasi raportet e fundit kanë sugjeruar se Roma, si dhe skuadrat e Premier Ligës, Newcastle dhe Manchester United, janë të interesuara në të.

Megjithatë, Milani ka nevojë për përforcime sulmuese dhe ka ende nevojë për një alternativë më afatgjatë të Olivier Giroudit, numrit 9 aktual.

“Calciomercato” beson se Milani po e kërkon me çdo kusht Guirassyn dhe se afati kalimtar i janarit është objektivi.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci