Trajneri i skuadrës së Liverpool, Jurgen Klopp nuk arriti ta festonte si duhet fitoren ndaj Sheffield United pasi që ai pati një përplasje pas ndeshjes me gazetarët.
Marcus Buckland, i Amazon Prime Sport, shkaktoi reagimin e Kloppit, kur e pyeti me shaka se cili është orari i preferuar për gjermanin për ndeshjen e ardhshme, pasi ky i fundit vazhdimisht ka theksuar se nuk i pëlqen orari i mesditës, 13:30 (12:30 në Britaninë e Madhe), pasi pikërisht në këtë orar Liverpuli do të luajë kundër të shtunën.
Buckland e pyeti Kloppin: “Orari juaj i preferuar për ndeshje?”
Ndërsa Klopp u përgjigj: “Shkëlqyeshëm, është shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Ne po shkojmë në shtëpi, nuk e di kur do të arrijmë atje, ndoshta në ora 1 ose 2 pas mesanate, dhe ndeshja vjen pasi të arrijmë të bëjmë ndoshta dy stërvitje. Është në rregull të luajmë përsëri pasi të pushojmë. Është e njëjta gjë me Crystal Palace. Por unë e kuptoj që ju nuk e kuptoni edhe pse punoni në futboll, kështu që pse të shqetësohem t’ju shpjegoj përsëri”.
Më tej trajneri gjerman e quajti injorant gazetarin që i bëri pyetjen.
“Nëse po tallesh me këtë, atëherë je një injorant. Por është në rregull, futbolli është argëtues, gjithçka është në rregull”, u shpreh trajneri i Liverpoolit. Gazetari u përpoq t’i kërkonte falje dhe t’i shpjegonte se nuk kishte për qëllim ta përçmonte.
“Ti e ke bërë tashmë”, u përgjigj Klopp, për të cilën Buckland kërkoi sërish falje.
“Gjithçka është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash vetëm sepse unë nuk mund të them gjithçka që dua. Kjo do të ishte ndryshe”, vazhdoi Klopp.
Jurgen Klopp is slowly becoming the 2nd most detestable man in football. Absolutely no need for this whatsoever, and it’s not the first time either.
So embarrassing. For him and for Tantrum FC. #THFC #COYS 🤍💙❤️ #SHULIV #Liverpool pic.twitter.com/7ItZTywOzc
— Football Confidential 🌐 (@footballconfid1) December 7, 2023