Të fundit

Ismaili i PDK-së: Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në “Debat Plus” ka thënë se Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit.

“Unë mendoj që znj. Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më aty si ministre, por edhe kjo nuk e bën zgjidhjen”, ka thënë Ismaili.

“Një ministre e cila e ka ditë çfarë barre ka dhe në gjithë atë barrë merr veprime e veprime, qoftë diskutimi me sindikatë, qoftë blerja e librave, qoftë digjitalizimi, qoftë korrikula, qoftë bashkëpunimi me mësimdhënësit”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka argumentim lidhur me rezultatet e testit “PISA 2022”.

“Ajo (Arbërie Nagavci) nuk e ka asnjë lloj argumentimi për situatën e krijuar dhe fajin ia lë pandemisë”, ka thënë tutje Ismaili nga PDK.

Mes të tjerash, ai është shprehur se si shtet kemi pasur mundësi të kemi rezultate më të mira nga ky test.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci