Të fundit

Gashi për Radojçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Avokati Tomë Gashi, ka folur në lidhje me atë se si mund të bie në duar të Interpolit, Radojçiqi.

Ai është shpreur se nëse bëhet presion nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë Radojçiqi mund të arrestohet edhe në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë dhe siç u shpreh ai, pastaj të përfundojë në gjykim.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të lëshohet fletarresti dhe kjo shkon direkt në Interpol dhe Interpoli ka lëshuar faktikisht siç quhet një ‘njoftim i kuq’ dhe kjo vlen për të gjithë botën”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“Nëse bëhet një presion i madh nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë ai mund të arrestohet edhe në Serbi dhe që përmes Interpolit të transferohet në Kosovë, do të thotë tek prokuroria jonë dhe pastaj të përfundojë në gjykim”, u shpreh Gashi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci