Të fundit

Në 16 seanca plenare e vazhduese deputetët miratuan gjithsej 15 ligje

Mesatarisht, për çdo seancë që mbahet, deputetët miratojnë nga një ligj.

Ky është bilanci i punës së tyre gjatë tërë sesionit vjeshtor.

Për rreth tre muaj punë, në 16 seanca plenare e vazhduese, deputetët kanë miratuar gjithsej 15 ligje.

Naim Jakaj, monitorues i punës së Kuvendit, e vlerëson si të dobët performancën e ligjbërësve.

“Kuvendi është duke performuar dobët sa i përket efikasitetit në miratimin e projektligjeve të caktuara. Edhe me rregullore janë të përcaktuara afatet mbi bazën e të cilave procedohet një projektligj dhe miratohet, në ndërkohë ne kemi parë se si projektligje të caktuara barten nga një seancë në tjetrën, një fenomen i cili nuk ka ndodhur më parë”.

Gjatë vitit të kaluar, në sesionin vjeshtor deputetët miratuan gjithsej 24 ligje, 9 më shumë se në sesionin aktual.

Në procedurë të shqyrtimit presin edhe 48 projektligje, për të cilat deputetët kanë kohë edhe tri javë që t’i përmbyllin brenda këtij sesioni.

Deputetë të pushtetit dhe ata të opozitës shfajësojnë veten për këtë realitet.

“Këtë vit kemi punuar në mënyrë intensive, shumica e projektligjeve janë në procedurë, mirëpo mungesa e kuorumit, pra bojkotimi i opozitës për votimin e ligjeve shumë të rëndësishme, ka rezultuar që të kemi numër të vogël të projektligjeve.. Është përgjegjësi e secilit deputet që të kalojë ligje të cilat janë për të mirën e qytetarëve”, tha deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

“Natyrisht partia në pushtet ose koalicioni në pushtet e ka shumicën e deputetëve prandaj e bartë edhe përgjegjësinë për të siguruar plotësimin ose zbatimin e agjendës legjislative. Fatkeqësisht ky është viti i tretë që në këtë drejtim kanë një dështim të thellë”, tha deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Monitorues të punës së Kuvendit presin që në fund të sesionit, projektligjet që janë në proces, të miratohen shpejt e shpejt.

Naim Jakaj thotë se kjo ka një risk.

“Funksionin legjislativ duhet ta kryejnë në përpikëri, me seriozitet të shtuar dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës që të mos nxjerrin ligje të caktuara të cilat mund të jenë në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Gjithsej gjatë këtij viti, Kuvendi ka miratuar 58 ligje.

Zvarritjen e miratimit të tyre e ka shkaktuar kryesisht mungesa e kuorumit, që është evidentuar si një ndër shqetësimet edhe në raportin për Kosovës, të publikuar nga Komisioni Evropian.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci