Të fundit

Zemaj: Qeveria e ka harruar shëndetësinë

Dikur e kishte në dorë menaxhimin e shëndetësisë në Kosovë.

As atëherë as sot, vërejtjet për këtë fushë të rëndësishme nuk mungojnë.

Disa të tilla vendosi t’i adresojë këtë të premte Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një konferencë për media ai tha Ligjin për Shëndetësi dhe për atë për sigurimet shëndetësore, ministri Arben Vitia i ka larguar nga Strategjia.

Kjo qeveri nëse shumë pak ka punuar në fusha të tjera, në shëndetësi nuk po ka punuar fare. Ja faktet të cilat tregojnë që nuk ka punuar fare, për tri vite janë ndërruar tre ministra, nuk ka as një strategji në shëndet, më shumë se 200 mjekë po na ikin çdo vit.

Zemaj përmendi edhe zvarritjen e procesit për Fondin Shëndetësor.

“Fondi shëndetësor të cilin e ka premtuar ministri Vitia që tri vjet nuk e kemi askund, e madje lajmi kryesor i ditës, që po e them për herë të parë në këtë konferencë është se pikërisht ky ministër e ka larguar nga strategjia ligjin për shëndetësi dhe ligjin për sigurimet shëndetësore.

Për fund ai nuk harroi të përmend edhe disa statistika të nxjerra nga Raporti i Auditimit, që sipas tij vërtetuan 36 parregullsi në menaxhimin e kontratave e pagesave./T7

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci