Të fundit

Serbët i shenjëzojnë drunjtë në kufi me Kosovën, dyshohet për orientim të lëvizjes

Në pjesën më të madhe të kohës gjatë dimrit, kjo mjegull mbizotëron në kufirin mes Kosovës e Serbisë.

Dukshmëria e pamjes është goxha e limituar.

Mirëpo lëvizjet përgjatë kësaj vije kufitare, janë shpeshtuar kohëve të fundit, e që banorët shqiptarë dyshojnë se aty po bëhen edhe përgatitje.

Në bazë të disa videoxhirimeve që i ka siguruar televizioni 7, shihet se si serbët kanë shenjëzuar lisat, e që dyshimet janë për orientim të tyre.

Këso shenja me dy ngjyra, të kuqe dhe të verdhë mund të hasen në dhjetra drunj në rrethinë të vendit të quajtur Hajkobillë.

Këto shenja ende nuk janë identifikuar nga organet e drejtësisë, e as nga ato të KFOR-it, ku edhe lëvizjet e trupave të tyre janë më të rralla në këtë zonë.

“Ka vite që baza e KFOR-it që ka qenë e pozicionuar në këtë pjesë e që llogaritet se është në territor të Serbisë është larguar, e tani kanë mbetur vetëm gërmadhat..”

Kjo pjesë malore më shumë se zyrtarët policorë, frekuentohet nga kryefamiljari i shtëpisë më të afërt me kufirin me Serbinë.

Avdullah Ademi që jeton që nga vitet 70-ta në Mutivodë, tregon se a ka pasur ndonjëherë kontakt me forcat serbe.

“Na deri sot s’kemi pas naj problem, edhe pse i kem pa ushtrinë këtu kur janë taku me KFOR-in, po edhe kur dal me ec në atë anë, nuk mka ra me taku ndonjë prej tyre…”

Megjithatë, Ademi thotë se është syhapur gjithmonë, pasi e kaluara është mësimi më i mirë për të.

“Ktyne besë nuk iu zinet, këta i parashohin do sene 40-50 vjetë ma përpara se çka kanë me ba..”

Si një banori i vetëm në këtë zonë afër kufirit, ky ka një shpjegim të tijin sa i përket shenjëzimeve të drunjve.

“Masi është shenjë e kuqe ajo një domethënie e ka, tash e ka bo me pre malin a me lëviz, vetëm ai që e ka bo e din…”

Së fundmi, nga misioni i KFOR-it kanë njoftuar se në Kosovë ka arritur edhe një kontigjent me trupa, me qëllim të përgatitjes së çfarëdo skenari të mundshëm përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci