Sot ka ndodhur një përplasje e ashpër mes Shqipes dhe Ganiut. Ndërsa raportohet se debati ka eskaluar në dhunë dhe ishte Shqipja që ka sulmuar Ganiun.
Në prime u transmetuan këto pamje të debatit që fillimisht nisi për punë të shtëpisë.
Shqipja tha se është ndjerë vazhdimisht në ankth nga Gania.
“Sa kam marrë unë lavandarinë ky person vjen pas meje. Nuk edi se a është i fiksuar se më tha që më ka pa në ëndërr. I kam thënë Vëllaut të Madh edhe dje që nuk dua të kem kontakt me Ganinë. Dje kur po shikonim darkën e të nominuarve vazhdimisht hidhte kunja. Shikonte në mënyrë provokuese e ndjej vetën si të abuzuar seksualisht kjo ndodh kur ai pi më shumë se që duhet, më është shtuar doza e ankthit”, tha ajo.