Temperatura pak më të larta parashihen gjatë javës së ardhshme në vend, sipas “Mendimi për motin”.
Nga dita e enjte paraqiten mundësi për të reshuram fillimisht të shiut, që me rënie të temperaturave mund të shndërrohen apo përzihen me borë.
Temperaturat zbresin edhe në 2C e 3C fundjavën e ardhshme. Masa më të ftohta ajrore mund të depërtojnë mbi vend duke zbritur temperaturat minimale edhe thellë nën 0C, deri në -7C.
“Temperatura paksa më të larta parashihen gjatë javës së ardhshme, me maksimale deri në 10C nga mesi i javës. Në pjesën e dytë, nga dita e enjtë po paraqiten mundësi për të reshura, fillimisht të shiut, që me rënie të temperaturave edhe mund të shndërrohen apo përzien me borë. Temperaturat zbresin edhe në 2C e 3C fundjavën e ardhshme. Fusha anticiklonike ka gjasa të përfshinë rajonin në javën e tretë të dhjetorit, pas datës 18, duke kushtëzuar mot më stabil. Masa më të ftohta ajrore mund të depërtojnë mbi vend duke zbritur temperaturat minimale edhe thellë nën 0C, deri në -7C”, thuhet në njoftim.