Të fundit

Dyshohet se shpëlau 1 milion euro, arrestohet zyrtari i shtetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Shpërlarje e parave” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Sipas Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro.

Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci