Të fundit

Mbi 5700 policë kanë shprehur pakënaqësitë te Kuvendi, s’kanë marrë përgjigje

Në protestën e sotme të policisë së Kosovës është bërë e ditur që përveç kërkesave verbale dhe me shkrim, mbi 5700 pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë dorëzuar peticion në Kuvendin e Kosovës lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Ata kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot jemi këtu që t’i përcjellim, përkrahim dhe paraqesim publikisht kërkesat legjitime të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe këtyre këtu prezent e edhe atyre që janë në kryerje të detyrave zyrtare. Deri më tani kemi adresuar kërkesa me shkrim e kemi patur takime me qeveritarë, kemi patur kërkesa verbale e kemi dërguar në Kuvend një peticion me pakënaqësitë e pjestarëve të policisë së Kosovës me rreth 5700 nënshkrime dhe ende nuk kemi marrë përgjigje.”, u tha në protestë.

Në protestën e sotme, policët kanë listuar 14 kërkesa drejtuar Qeverisë së Kosovës prej atyre më bazike që kanë të bëjnë me veshmbathjet e shujtat ditore e deri të kompensimi i shtesave për rrezikshmëri. /Paparaci.com/

Këto janë kërkesat e policisë së Kosovës në protestën e sotme

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci